25 Shkurt 2024

… Edhe mënyra se si e perceptojmë botën ndikon në bukurine dhe rininë e pamjes sone, jo vetëm faktorët fizikë.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e njeriut.

Po rendisim disa prej tyre:

Përdorimi i kozmetikës jo të duhur. Mos hidratimi i duhur. Ekspozimi ndaj substancave kimike helmuese

Mbipesha është tjetër faktor.

Ushqim i jo i duhur që ka shumë nitrate, sheqer dhe brumëra, gjithashtu.

Dihet edhe roli vërtet i madh i stresit.

Stresi, sidomos aftësia e pamjaftueshme e trupit dhe psikikut për ta përballuar të përditshmen, është shkaktari kryesor i rënies së imunitetit dhe i shfaqjes së çdo sëmundjeje.

Ai e ndihmon padyshim plakjen e përshpejtuar.

Edhe gjumi është moment shumë i rëndësishëm në jetën tonë që na jep shansin të ripërtërihemi.

Pa një gjumë që të çlodh nuk ka qetësi nuk ka shëndet. E rekomandueshme për shëndetin e lëkurës është të jemi në gjumë të thellë në orën 23:00 atëherë kur fillon rigjenerimi natyral i kolagjenit. Por më shumë se sa sasia dhe orari i gjumit është i rëndësishëm cilësia e gjumit.

Një gjumë i mirë është ai në të cilin bie në shtrat i lodhur fizikisht dhe çohesh në mëngjes i çlodhur fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.

Këto pak a shumë janë thënë.

Por rezultatet e një studimi (një prej autoreve është fituesja e çmimit Nobel në 2016) theksojnë se plakja ndikohet vecanërisht nga gjykimi për të tjerët, bërja e thashethemeve keqdashëse dhe i menduari negativisht.

Madje kjo sjellje ndikon jo vetem plakjen më të shpejte, por  edhe më shëmtuar fizikisht.

Pra, edhe mënyra se si e perceptojmë botën ndikon në bukurine dhe rininë e pamjes sone, jo vetëm faktorët fizikë.

Gazeta Dita