Bujar Hudhri: Biblioteka Kombetare kërkon arka bananesh për librat

12 Shkurt 2026 Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka mbajtur në Kuvend një seancë dëgjimore për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për librin në Republikën e Shqipërisë”. Ai parashikon mes të tjerash, rregullimin librit elektronik, nxitjen e leximit duke e cilësuar atë interes publik, mos tjetërsimin e fondeve për librin në […]

Kurt Farka on February 12, 2026

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n! Dy qarqet me rënien më të fortë

12 Shkurt 2026 Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024. Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash […]

Kurt Farka on February 12, 2026

Top Channel zbulon ndryshimet e nenit për pezullimin e një ministri, e paralajmëroi Edi Rama

11 Shkurt 2026 Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit, kryeministri Edi Rama të Hënën paralajmëroi se “grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes […]

Kurt Farka on February 11, 2026

Cilët ishin bylinët? Zbulime të reja në Bylis

10 Shkurt 2026 Si jetonin bylinët, ku banonin dhe çfarë niveli ekonomik dhe kulturor kishin?! Këtë po përpiqen të zbulojnë grupi i arkeologëve që po kryen gërmime në Parkun e Bylisit, Mallakaster i cili vlerësohet të ketë patur një qytetërim shumë të zhvilluar. Një projekt shumëvjeçar kërkimor në qytetin antik të Bylisit synon të zbulojë […]

Kurt Farka on February 10, 2026
Featured Bujar Hudhri: Biblioteka Kombetare kërkon arka bananesh për librat

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023