Bregdeti shqiptar me pirqe mbeturinash – 207 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve në zonat bregdetare

17 Prill 2026 Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e garës për menaxhimin e mbetjeve urbane në zonat bregdetare të vendit. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, synohet garantimi i pastrimit dhe mirëmbajtjes së vijës bregdetare gjatë sezonit turistik 2026, duke përfshirë një fond limit prej 207 milionë e 588 mijë lekësh. […]

Kurt Farka on April 17, 2026

Shqipëria marrveshje me Filipinet, kërkesë zyrtare për 20 mijë punonjës. – Shqiptaret ikin …

17 Prill 2027 Departamenti i Punonjësve Migratorë në Filipine ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për mundësi të reja punësimi në Maltë dhe në Shqipëri. Sipas raportit Malta po punëson kujdestarë filipinas me paga mujore që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro. Ndërkohë, Shqipëria kërkon të punësojë rreth 20 mijë punëtorë në sektorin e hotelerisë, shkruajnë mediat […]

Kurt Farka on April 17, 2026

Fjalë që humbin rrugën dhe zërat e ngatërruar të fjalorit të gjuhës! – Mbrojtja e shqipes në kushtet e ndikimeve të forta të jashtme

17 Prill 2026 Nga: Mehmet ELEZI Pjesa e Trete LËMSHI I SHPJEGIMEVE PA SHPJEGIM Nuk merret vesh pse shtjellimi i një foljeje shumë të thjeshtë shndërrohet në lëmsh. Fjalori 1980 është i saktë te cijat. “Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; pingëron (kryesisht për minjtë, disa zogj jo këngëtarë etj.)”. Në FMGJSH cijat […]

Kurt Farka on April 17, 2026
Featured Bregdeti shqiptar me pirqe mbeturinash – 207 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve në zonat bregdetare

Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon… 18:51 | 21/02/2026 A A Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon…

21 Shkurt 2026 Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën e rëndë që po ndodh me rrugën kombëtare Librazhd-Qafë Thanë që jo vetëm po izolon juglindjen e Shqipërisë, por po paralizon...

/ February 21, 2026

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke...

/ February 21, 2026