Gjendet faltorja e humbur e perëndisë së mjekësisë, me një dhomë misterioze nëntokësore

17 Nëntor 2026 Arkeologët në Greqi kanë bërë një zbulim të rëndësishëm në qytetin antik të Epidaurit, ku kanë identifikuar një faltore të humbur kushtuar Asklepit, perëndisë së mjekësisë në mitologjinë greke. Zbulimi ka rëndësi të veçantë për historinë e qytetërimit antik, pasi vendndodhja e saktë e kësaj faltoreje ishte e panjohur, megjithëse ajo përmendej […]

Kurt Farka on November 17, 2026

“SPAK ka në dorë 1 mijë orë xhirime”/ Majko sqaron deklaratën në Asamble: – Fola për lidhjet e papërshtatshme të politikanëve me krimin

17 Nëntor 2026 Pandeli Majko ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u përmendën “1 mijë orë filmime erotike” që disponon SPAK. Majko sqaron se në fjalën e tij nuk ka folur për video erotike apo seksuale, por për kontaktet e papërshtatshme dhe komprometuese të […]

Kurt Farka on November 17, 2026

Balluku ka video që shantazhojnë Ramën! Ato e mbajnë në lojë

17 Nëntor 2026 Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” çështjen e Belinda Ballukut dhe qëndrimin e SPAK pas dërgimit të dosjes për gjykim. Kalaja kritikoi institucionin e posaçëm, duke thënë se ish-zëvendëskryeministrja duhet të ishte përballur me një masë më të rreptë sigurie, pasi, sipas tij, […]

Kurt Farka on November 17, 2026
Featured Gjendet faltorja e humbur e perëndisë së mjekësisë, me një dhomë misterioze nëntokësore

Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon… 18:51 | 21/02/2026 A A Pse po shembet rruga Librazhd–Qafë Thanë?/ Kikia akuzon kompaninë ndërtuese: E gjitha përgjegjësia i takon…

21 Shkurt 2026 Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën e rëndë që po ndodh me rrugën kombëtare Librazhd-Qafë Thanë që jo vetëm po izolon juglindjen e Shqipërisë, por po paralizon...

/ February 21, 2026

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke...

/ February 21, 2026