Bota mesjetare kishte ‘deepfake’-et e veta – zyrtarët e kishës përdorën për shekuj një dekret perandorak të falsifikuar

26 Shtator 2026 Nga Vanessa Corcoran – The Conversation/ Me përhapjen e “deepfake”-eve, falsifikimi dhe mashtrimi shpesh shihen si probleme tipike të kohëve moderne, të lidhura me një epokë të re dezinformimi të mundësuar nga inteligjenca artificiale. Një nga rastet më alarmuese ndodhi në fillim të luftës në Ukrainë, kur u shfaq një video e […]

Kurt Farka on September 26, 2026

“Gjenerali i Zi”, ja kush është ish-këshilltar i kryeministrit Rama, i akuzuar për pastrim parash dhe grup të organizuar kriminal, si e “rekrutoi” ish-drejtoreshën e SHISH

26 Shtator 2026 Media rumune Realitatea PLUS raporton se Vlora Hyseni ka lidhje me Florian Coldea, ish-zëvendësdrejtor i parë i shërbimit rumun të inteligjencës dhe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Sipas pretendimeve të cituara, Hyseni dhe Coldea kanë punuar së bashku, madje thuhet se për një periudhë kanë ndarë të njëjtën zyrë. Po ashtu shkruan […]

Kurt Farka on September 26, 2026

Kryeministri Edi Rama sulmon dhe ofendon qyetarët me gjuhë vulgare

26 Shtator 2026 Një stuhi e fuqishme politike ka përfshirë kryeministrin Edi Rama, i cili po përballet me goditje të njëpasnjëshme nga dosjet e nxehta të zyrtarëve “VIP” që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), goditjen e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hysenit sa i takon aferavë të këtij institucioni me krimin […]

Kurt Farka on September 26, 2026
Featured Rama gati për deklaratë urgjente pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet e konferencës në Rinas

Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke ndërthurur trashëgiminë me teknologjinë moderne. Dokumentari është një prodhim, që vjen në bashkëpunim me rrjetin televiziv të “Rai”-t. Blerina Goce Blerina Goce 21 Shkurt, 13:24 | Përditesimi: 21 Shkurt, 13:40 Share Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit Një histori për rrënjët, kujtesën dhe identitetin. Seriali i ri dokumentar i producentit italian Emanuele Galloni, sjell në vëmendje historinë e arbëreshëve në Kalabri, pasardhësit e shqiptarëve që u larguan nga atdheu rreth 500 vjet më parë. Galloni, producent televiziv dhe themelues i “Connemaris Media” ka realizuar një serial me gjashtë episode, që ndërthur dokumentarin me elementë të prozës fiktive. Në qendër është historia e këtij komuniteti që ka ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjen shpirtërore me Shqipërinë ndër shekuj. Ndryshe nga prodhimet e tjera për arbëreshët, ky serial shkon përtej rrëfimit historik. Ekipi ka bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare testimi gjenetik për të analizuar ADN-në e disa pjesëtarëve të komunitetit, në kërkim të provave shkencore për lidhjen e tyre me Shqipërinë. LEXO EDHE: Ministri Gonxhja në Vatikan: ‘Moti i Madh’, ëndërr e komunitetit arbëresh dhe detyrim i yni si shtet! Do aplikojmë në UNESCO “Ne u përpoqëm të gjenim në bashkëpunim me Ancestral, nëse arbëreshët kanë vërtet në ADN-në e tyre lidhjen me shqiptarët, nga janë dhe nga vijnë.”, thotë Galloni për “Report TV”. Rezultatet, të transmetuara në episodin e katërt, sollën emocione të forta: lot, habi dhe reflektim mbi identitetin. “Identiteti është një temë shumë e fuqishme sot. Në një kohë kur teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë botën, emocionet e vërteta të njerëzve përballë zbulimeve mbi rrënjët e tyre janë të pazëvendësueshme.”, vijon ai. Për producentin, ky projekt është edhe personal. Ai thekson lidhjen me vendlindjen e nënës së tij në Kalabri dhe pasionin e hershëm për pakicat gjuhësore. Prej vitit 2014 ai ka punuar me komunitete minoritare në Evropë, nga Uellsi në Irlandë e Skoci, duke u fokusuar në ruajtjen e identitetit kulturor. “Interesi im për Shqipërinë dhe në përgjithësi për të gjitha vendet ku ka shqiptarë është i madh. Po punoj për momentin edhe në një serial të ri televiziv, një film imagjinar, që zhvillohet gjatë viteve ’40-të dhe shpresojmë të jetë një bashkëprodhim me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.”, tregon Galloni. Ai ishte i pranishëm gjatë këtyre ditëve në Berlin në “European Film Market”, për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, pasi, siç thotë, kompania e tij ka përfituar dy grante nga programi “Creative Europe” për projekte multimediale në qendër të të cilave janë pakicat etnike.

21 Shkurt 2026 Nga: Blerina Goce Një serial televiziv për arbëreshët përdor testimin e ADN-së për të zbuluar lidhjet e thella stërgjyshore me origjinën shqiptare pesë shekuj më parë, duke...

/ February 21, 2026