“Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve”, gazetarja Ola Xama thirrje protestuesve: Mos u ulni në negociata me Ramën!

2 Qershor 2026
Nga protesta para Kryeministrisë, një nga zërat që tërhoqi vëmendje ishte ai i gazetares Ola Xama, e cila u ndal te çështja e pasurive publike dhe roli i qytetarëve në mbrojtjen e tyre.
Ajo u shpreh se, përtej profesionit të saj, e konsideron veten qytetare me përgjegjësi për të reaguar ndaj zhvillimeve që prekin pronën publike.
“Përshëndetje! Jam gazetare. Të raportosh për protestën si gazetare do të thotë të jesh e pavarur. Por përpara se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Kam ardhur këtu për të gjitha ato pasuri publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve, jo të politikës dhe pushtetit. Nuk është Zvërneci i Kushner dhe Ivanka Trump, por i shqiptarëve. Ai tha në konferencë: dialogojmë, por mos negocioni, se kush të vjedh sot, të vjedh edhe nesër”, u shpreh ajo.
