“Objektet gati po binin mbi ne”. – Qytetarët  boshnjak dalin në rrugë dhe tregojnë sa zgjati tërmeti i fuqishëm, tullat e shtëpive përfundojnë në rrugë.

22 Prill 2022

Tërmet i fuqishëm me epiqendër në Bosnje Hercegovinë është ndjerë në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri.  Sipas raportimeve të fundit tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinës.

Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, që sipas qytetarëve që jetojnë në katete sipërme të ndërtesave për gati një minutë objektet gati po binin mbi ta.

Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotot të shpërndarë nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.

Gazeta Panorama