O Ergys o zagar merre Ramën sa më parë! Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

26 Gusht 2026
Turma masive e protestuesve ka vijuar marshimin e saj përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke u ndalur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhet i shoqëruar biznesmeni Ergys Agasi pas arrestimit të tij të sotëm.
Me të mbërritur përpara ambientit ku po mbahet i prangosuri, qytetarët kanë shpërthyer në koret e tyre me thirrje të drejtpërdrejta ndaj Agasit dhe drejtuesve të qeverisë.
“O Ergys, o zagar, merre Ramën sa më parë!”, kanë brohoritur protestuesit njëzëri në kor, duke kërkuar që pas tij të arrestohet edhe kreu i qeverisë.
