‘O biri im’/ Lajm i madh për shqiptarët: Patjohet Koçua me Ramën

27 Dhjetor 2025
Mesa duket po përgatiten të pleqërojnë bashkë pensionin-ashtu sikundër pati dekllaruar Rama gjatë kohës që Koçua quhej ‘Beu i Jugut’
Pas gati një dekade shkëputjeje, kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me Koço Kokëdhimën, një nga figurat më të afërta të tij në vitet para ardhjes në pushtet
Sipas raportimeve në media Rama dhe Kokëdhima kanë darkuar së bashku në një restorant pranë Arenës Kombëtare, në një takim të cilësuar si miqësor.
Nuk ka informacion zyrtar mbi qëllimin e takimit apo temat e diskutuara, por prania e tyre së bashku ka tërhequr vëmendje për shkak të historisë së gjatë dhe të ndërlikuar mes dy figurave.
Marrëdhënia Rama-Kokëdhima ka qenë dikur mjaft e ngushtë. Kryeministri e ka konsideruar publikisht Kokëdhimën si mentor politik dhe strategjik, ndërsa në prag të zgjedhjeve të vitit 2013 ata ishin ndër figurat kyçe të fushatës së Partisë Socialiste.
Pas ardhjes në pushtet, raportet mes tyre nisën të ftohen për shkak të përplasjeve për partinë. Konfliktet u bënë publike dhe kulmuan me largimin e tij nga PS, duke shënuar një ndarje të plotë politike dhe personale.
Takimi i mbrëmshëm vjen në një moment të ndjeshëm për kryeministrin, pasi SPAK ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa Rama ka deklaruar publikisht se grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk do ta aporovojë kërkesën. /Sprint.al
