“Nuk vret tërmeti por ndërtimet”- Sizmologu: Janë regjistruar mbi 550 lëkundje. Pas tërmetit më të fortë në 40 vite, priten…

27 nentor 2019

Mbi 550 tërmete kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit pas tërmetit të fortë të mëngjesit të së martës me magnitudë mbi 6.3 ballë.

Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për “Panorama.al”, thekson se lëkundjet do të vazhdojnë, por qetëson qytetarët e Tiranës se nuk do të kenë pasoja.

Sipas tij, kjo situatë mund të zgjasë edhe disa javë, duke marrë parasysh eksperiencat e mëparshme. Sizmologu thekson.

Edmond Dushi: Situata vazhdon të jetë e ngarkuar në aspektin sizmik. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 pas goditje. Vazhdojnë të bien. Ka ndodhur edhe një pasgoditje e fortë pasditen e sotme me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.

Kjo është krejt normale. Për sa kohë trendi i goditjeve vazhdon të jetë gjithnjë e më i ulët në raport me goditjen kryesore, është tregues i qartë i relaksimit në zonën tërmetore. Për mendimin nuk është për të bërë shqetësim në qytetin e Tiranës e cila është rreth 30 km në vijë ajrore.

Nuk është hera e parë që Shqipëria goditet nga tërmetet, por është hera e parë që në këto 40 vitet e fundit, që është goditje kaq e fortë. Në çdo rast pas një goditje të fortë do të përvijohet me një numër të madh pas goditjesh. Ky është një fenomen natyror që karakterizohet në këtë mënyrë.

Jo pa qëllim ne themi që nuk është shqetësuese përderisa magnituda është me trend zbritës, efekti është shumë herë më i vogël. Zona siç është Tirana nuk përbëjnë shqetësim momental, kjo përbën shqetësim në zonat e dëmtuara. Për më tepër, duhet që njerëzit atje ku ka dëmtime të konsultohen me ekspertë në terren për këtë qëllim që të jenë më të kujdesshme.

I kthehemi shprehjes, nuk vret tërmeti por vrasin ndërtimet. Edhe në këtë rast, të gjitha strukturat e dëmtuara por edhe ato që kanë dëmtime të dukshme, nuk duhet të frekuentohen nga njerëzit në zonën ku ato ndodhen.

Është e natyrshme që sa më larg zonës së goditjes, aq më të sigurt jemi. Sa më afër, aq më të pasigurt jemi.

Pjesa dërrmuese të tyre ne i kemi lokalizuar dhe ne e kemi përcaktuar zonën ku ato ndodhet. Numri i tyre do të vazhdojë të rritet në vazhdim, këtë mund ta them nga përvoja. Por, kjo nuk ka një ligjësi pasi varet nga nëntoka. Aktiviteti sizmik do të jetë për disa ditë apo për disa javë.

Azeta Panorama