Nuk ka qetësi! Një tërmet i fuqishëm shkund Greqinë, ja sa ishte magnituda

1 SHKURT 2021

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter mbrëmjen e sotme rreth orës 22:46 me epiqendër në ishullin Lesbos. Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në jugperëndim të Mitilinit, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Ky ishull ka qenë epiqendër e disa tërmeteve sot. I pari u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik me magnitudë 5 të shkallës rihter, që u pasua nga disa të tjerë pa dëme në njerëz deri tani.

Gzeta Sot