Nuk ka punuar asnjehere, fillon pune si ambasadore pa asnje specializim dhe pervoje.

Jeta Kreka
14 Mars 2026
Presidenti i Republikës ka dekretuar emrin e një vajze vetëm 26 vjeç si ambasadore në Katar, Jeta Kreken.
Avantazhet që ajo paraqiti në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ishin se ajo jeton në Katar, ku ka qëndruar pasi mbaroi shkollën dhe se di “katarisht”.
Nuk ka patur asnjë marrëdhënie tjetër pune me shtetin dhe puna e parë që bën në shërbimin diplomatik dhe shtetin shqiptar është ambasador.
Katari është një vend “modest”, në raport me vendet e tjera përsa i takon interesave diplomatike shqiptare, dhe do të mjaftonte edhe një “dyqan diplomatik”. Por çështja është se kjo vajza, tashmë quhet diplomate, dhe nesër mund të trasferohet nga ambasada shqiptare në Katar në ambasadën shqiptare në Romë, Berlin apo Londër.
E imagjinomi dot?
Shërbimi diplomatik nuk është shërbim social.
Dhe të mendosh që kur shteti ynë ishte vetëm 10-15 vjeç në shërbimin diplomatik kanë shërbyer burra shteti si Rauf Fico e Faik Konica. Por edhe më pas, Shqipërinë e kanë përfaqësuar diplomatë si Qazim Tepshi e Maxhun Peka, apo Kastriot Robo e Dashnor Dervishi.
Nuk kam gjë me vajzen, ajo mund të jetë shume e zonja, por nuk shkohet nga ceremonia e diplomimit direkt ambasadore. Duhen kaluar ca hallka ne administrate dhe duhet akumuluar nje pervoje pune e jete, per te mbajtur keto lloj peshash.
Foto: Ambasadori Rauf Fico, duke shkuar të paraqesë letrat kredenciale tek kancelari gjerman Adolf Hitler. Faik Konica, kur përfaqësonte Shqipërinë në Uashington. Jeta Kreka, e sapo dekretuar ambasadore ne Katar.
V.O. Titullieshte nga ne.
