1 Prill 2026

Do te perkujtohet Muharrem Gurra me nje koncert homazh…

– Mbrëmje për të nderuar figurën e artistit Muharrem Gurra✨

…”Një violinë që nuk luante thjesht muzikë”…
por rrëfente shpirtin e Tiranës.
Muharrem Gurra mbetet një nga emrat më të shquar të traditës muzikore qytetare tiranase, një krijues dhe interpretues që i dha jetë, ndjenjë dhe elegancë këngës së qytetit.
Me finesë dhe ndjeshmëri, ai ndërtoi një stil të veçantë, duke lënë pas një trashëgimi që sot jeton si pjesë e identitetit tonë kulturor.
Ky koncert premierë vjen si një bashkëpunim i veçantë i familjes së tij me trupat e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke sjellë në skenë një ndërthurje mes traditës autentike dhe interpretimit bashkëkohor, një homazh i denjë për figurën dhe veprën e tij.🤍
Në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme do të ngjiten në skenë artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare si:
Merita Halili, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Artan Bakija dhe Elvina Gurra (piano)
Me regjinë e Ada Gurrës dhe skenografi nga Ergys Krisiko ju presin dy mbrëmje që nuk janë thjesht koncert…
por një rikthim i shpirtit të Tiranës përmes muzikës.
10–11 Prill | Ora 20:00