Vete ministrja Kumbaro, theksoi ne nje prononcim ne TCH para disa muajsh se “ Ministria e Kulturës kishte mendimin që këtë hapësirë mos ta linte bosh, por t’i jepte një karakter funksional dhe estetik me konceptin e një parku arti, se si ky park mund të kthehej nga një hapësirë thjesht e gjelbër, në një hapësirë funksionale dhe estetike për të kryer aktivitete të ndryshme kulturore , për të qenë një vend takimesh estetike, por edhe njëlloj ekspozite e hapur, një skenë arti e hapur dhe një mjedis i shtuar në kryeqytet”.

Nderkohe qe artisti Alfredo Pirri, zbardhi detaje nga ideja e tij per per nje vepër dedikuar Antonio Gramshit.

Nje park arti ne oborrin e Ministrisë së Kulturës, qe i dedikohet Antonio Gramshit, shkrimtar dhe udhëheqës i Partisë Komuniste të Italisë, eshte pjese e projektit te Ministrisë së Kulturës, që realizohet në bashkëpunim me Regione Puglia dhe synon krijimin e një hapësire ekspozimi të përkohshme e të përhershme për veprat e artistëve.

“Të jetë një pikë takimi mes një projekti artistik dhe një projekti natyror, projekt që nis nga rishikimi i ambienteve rreth kopshtit të ministrisë që nuk shihet më thjesht si kopsht. Brenda kësaj hapësire imagjinojmë një skulpturë me kristale e pupla që do të riprodhojë hapësirat e qelisë ku Antonio Gramshi jetoi në vitet 1926-1934. Duket sikur kjo hapësirë fluturon përtej Adriatikut dhe ngulet këtu në Tiranë”, tha Alfredo Pirri, artist.

Nën dritën e filozofisë së Antonio Gramshit do të ekspozohen në “Parkun e Artit”, vepra të realizmit socialist, të cilat janë pjesë e fondit të GKA.

Kujtojme se Antonio Gramshi lindur me 22 janar 1891 dhe vdekur me 27 prill 1937 ishte një teoricist dhe politikan marksist italian.

Ai shkroi për teorinë politike, sociologjinë dhe gjuhësinë. U përpoq të dilte nga determinizmi ekonomik i mendimit tradicional marksist dhe kështu konsiderohej një neo-marksist kyç.

Ai ishte një anëtar themelues dhe njëherësh udhëheqës i Partisë Komuniste të Italisë dhe u burgos nga regjimi fashist i Benito Musolinit.