Një foto e rrallë nga Iballja, Puke e vitit 1938.

Nga J. Brahaj.

Shpesh herë ajo që mund të tregohet dhe shpaloset me dhjetra faqe shkrim, shikohet dhe të ngjall emocione vetëm një fotografi e vetme.

Janë fotografuar një grup burrash iballas me veshjet tradicionale kombëtare, në mës të grupit janë dy burra të veshur “allafranga”, që i përkasin nëpunësve të Komunës Iballë. Në krahun e majtë të fotos është një ushtarak që e dimë që i përkiste armës së gjandarmërisë, se reparte ushtarake nuk kishte në Iballe në atë kohë.  

     

Veshja dhe qendrimi i burrave na shpalos larminë e kostumeve që përdornin në shekuj iballasit, me tirq me gajtana. Qeleshet e bardha karakteristik për Shqiperinë e Veriut disa janë të qarkuar me shamite, që për zonën në fjalë kishin ngjyrë të kuqe të mbylltë. Kjo foto si dokument origjinal flet shumë për etno-kulturën e Pukës dhe është relike e pazevendësueshme e trashëgimisë tonë kulturore.