30 Mars 20233

Protesta për aksin Kashar-Thumanë është shoqëruar me tensione mes banorëve të Bërxullës dhe policisë.

Banorët janë ulur në mes të rrugës së Rinasit, duke bllokuar të dy kahet e segmentit, ndërsa efektivët vrapuan drejt tyre për t’i larguar.

Pas tensioneve, banorët ranë në dakordësi për të bllokuar vetëm njërin kah të rrugës.