22 Qershor 2023

Qëndra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka ngritur shqetësimin për përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga pickimi i mushkonjave, shkruan  CNNgreece.

ECDC paralajmëroi se ekziston një rrezik në rritje i disa sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat në rajonin evropian, duke përfshirë ethet, virusin Zika, virusin Chikungunya dhe virusin e Nilit Perëndimor, i cili është i lidhur me ndryshimin e klimës dhe rritjen te mushkonjat që bartin viruse.

Vitin e kaluar ka pasur 71 raste të sëmundjes, e cila zakonisht shkakton ethe, por simptomat mund të jenë më të rënda dhe madje fatale. Rastet kanë ndodhur kryesisht në Francë.

Ndërkohë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për mundësinë e rritjes së infeksioneve për shkak të fenomenit klimatik ‘El Nino’ që ndikon në motin në mbarë botën.