13 Qershor 2023

Këtë vit koha nuk jep pushim. Ju nuk dini më çfarë të prisni.

Fillimisht i nxehtë, më pas i ftohtë, pastaj i nxehtë dhe i ftohtë në të njëjtën kohë. Mesdheu sapo është përfshirë nga një ‘stuhi’ afrikane e të nxehtit që nisi këtë javë.

Por ekspertët thonë se një e dytë po vjen nga Saharaja duke nisur nga kjo fundjavë dhe deri fundin e javës tjetër.

Dhe mund të quhet me plotë gojën “ferri afrikan”. Temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë Celcius! Por mund të kapin edhe përtej saj, teksa termometrat ditorë do tregojnë shkallën reale.