Nesër masat e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, protestë para gjykatës së Tiranës

4 Shtator 2026
Sot në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, ku do të jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit.
Ne protesten e dites 94, dy ditë më parë, policia dhunoi protestuesit para godinës qeveritare dhe arrestoi 14 prej tyre, 3 të tjerë u proceduan penalisht.
Ata u arrestuan pasi kërkuan ballafaqimin me kryeministrin Edi Rama dhe llogaridhënie për keqqeverisjen e vendit, varfërimin e tyre dhe shitjen e pronave publike.
Kryeministri jo vetem nuk u ballafaqua me kërkesat e protestuesve paqesore por permes vartësve te tij urdhëroi arrestimin e largimin zvarrë të tyre duke mos kursyer as femrat.
Në njoftimin e saj policia deklaroi se protestuesit kishin bllokuan hyrjen dhe daljen e kryeministrisë teksa në godinën qeveritare ndodheshin personalitete të larta shteterore, konkretisht kryeministri Rama.
Teksa policia provokoi dhe dhunoi protesuesit paqësore, policia në njoftimin e saj pretendon se u goditën dhe u shtynë nga protestuesit. 17 qytetarët e arrestuar dhe shoqëruar akuzohen për veprat pebale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
PROTESTUESIT E ARRESTUAR
Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu
PROTESTUESIT E SHOQËRUAR
Altin Goxhaj
Andi Tepelena
M. J., 47
