Edi Rama

Në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, vjen një reagim i ashpër ndaj Edi Ramës: – Promovoi interesat serbe …!

Nga Gazeta “Bota Sot”, Prishtine

17 SHKURT 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar sot në ditën e pavarësisë së Kosovës dy karta të lejës së qëndrimit për dy shtetas të saj

Profesori Enver Bytyçi dha se këtë akt Rama e shiti si akt madhor në përkujtim të shtetësisë së Kosovës, përcjell “Bota sot.

Miëpo, sipas Bytyçit “ky akt është promovim i Jugosllavisë së Re të Vucciqit përmes Open Balkan! Asgjë më shumë!”

Postimi i plotë

Kryeministri Rama ka dorëzuar sot në ditën e pavarësisë së Kosovës dy karta të lejës së qëndrimit për dy shtetas të saj! Dhe e ka shit këtë si akt madhor në përkujtim të shtetësisë së Kosovës!

Në fakt ky akt është promovim i Jugosllavisë së Re të Vuçiqit përmes Open Balkan! Asgjë më shumë! Ai edhe në ditë sublime si kjo e sotmja, promovon interesat serbe në Kosovë e në rajon!

Ruajna Zot nga këta manipulatorë, që shiten si patriotë!