4 Maji 2025

Kreu i PD-së Sali Berisha mbylli fushatën Elektorale në Has, ku mes pritjes entuziaste dhe të flaktë nuk kurseu të akuzonte Kryeministrin Rama për 12 vitet e tij në pushtet, që sipas tij ka vjedhur qytetarët.

“Nëse në diktaturën komuniste varfërinë na e solli hiperkolektivizimi, në diktaturën e re të krimit të Edi Ramës, varfërinë e sjell, vjedhja, vjedhja, plaçkitja e qytetarëve”,– tha Berisha.

” Kjo e keqe e madhe varfëroi shqiptarët nga viti në vit”, përfundoi Berisha.