Muharrem Dezhgiu

2 Shtator 2026

Sapo e mora vesh se qenka nda nga jeta i nderuari Prof. Muharrem Dezhgiu, bir i Gurit të Bardhë, të Pjetër Budit. Pas ikjes në amshim të Rakip Laskut, poetit, historianit, njeriut që mbeti në fjalën mjeshtërore, pas ikjes së Abdi Baletës, diplomatit, politikanit, publicistit, e mbi të gjitha orator i pashoq, shuhet edhe i treti bir i nderuar i Gurit të Bardhë.

Të gjithë e ndjejmë humbjen e thelle, por pesha ndjehet aty ku lindën, ashtu sic edhe ndjehen krenar per bijte e tyre, të mirë dhe të spikatur në fusha të caktuara. I kam njohur që të tre, dhe kam patur miqësi të mirë, te sinqerte.

Me prof. Muharrem Dezhgiu, kam patur njohje te aferte qysh në vitin 1995. Njeri i mirë dhe buzagas, nuk kishte shans të keqkuptohesh me të. Historian shembullor, për një periudhë të ndërlikuar si koha e Luftës së Dytë Botërore, megjithatë me kurajo dhe përgjegjësi shkencore nuk ngurroj të jap qëndrimin, në lumtesa dhe libra shkencore.

Kam patur fatin të kemi rastisur bashkë në konferenca për Gjergj Kastriot Skënderbeun, për Pjetër Budin, për Gurin e Bardhë, ku kam prekur nga afër dijen dhe konsekuencën e profit. Fati i shkencëtarit, që mund ta kesh pranë kur kthehesh të lexosh punët e shumta shkencore.

Paqe prof! Në mendjen time, mbetesh njeriu model, shkencëtari që la gjurmë me vlera.

Njoftim nga Behar Gjoka