Shefqet Hysa

22 Dhjetor 2025
Ka ndërruar jetë krye-valltari i rrethit te Librazhdit, Shefqet Hysa.
Ky artist i madh popullor që sa shume i dha artit tonë kombëtar dhe që nuk kerkoj asgjë!
Virtuoz, elegant, i pa perseritshëm dhe i paarritshëm ,
Shefqet Hysa ishte një shkollë më vete, ishte “Mësuesi më i madh” i te gjitë brezave te valltarëve ne rrethin e Librazhdit!
Ngushellime familjarëve!
U prehtë në paqe ikona e valleve të Librazhdit, që shkëlqeu festivaleve te Gjirokastres.
Lajmin e jep Naim Gjoshaj.
—  –  —
Shefqet Hysa ëshë djali i Maliq dhe Zyba Hysës, i cili lindi më 27 korrik të vitin 1930 në fshatin Kokrevë të njësisë administrative, Hotolisht të Librazhdit. Ai karakterizohet nga një natyrë e gjallë, e qetë, me një dëshirë të pamposhtur për ta jetuar jetën. Ai lindi në një familje patriarkale, ku dashuronin jo vetëm punën, por edhe artin në përgjithësi, sidomos muzikën, këngën dhe kërcimin. Kjo gjë ishte e veçantë, jo vetëm për Kokrevën, por për gjithë vendin në atë kohë, por Shefqeti pati fatin të kishte një baba me veti dhe cilësi të larta njerëzore dhe kulturore. E them këtë, se si njeri me drejtësi në shpirt dhe në veprime, kishte fituar mendjet dhe zemrat jo vetëm të bashkëfshatarëve të tij, por edhe krejt zonës, ku ai ushtronte rolin e kryeplakut.
Ndërsa për vlerat kulturore që kishin trashëguar se në konakun e tyre këndohej, kërcehej, tregoheshin histori, anektoda, gjëagjëza, bëheshin lojra të ndryshme si “me filxhana”, “loja me selep”… dhe bëhej humor gjatë lojrave, shpesh dhe humor i rëndë, por askush nuk zemërohej, se humori bëhej për të qeshur e jo për të denigruar e fyer njëri – tjetrin. Kërcimin nisi në moshë të vogël, kur ishte 8 vjeç, duke u stërvitur në shtëpi dhe në moshën 15 vjeçare, e ftonin nëpër dasma për të kërcyer si sejmen (kur u vinte radha tjerëve të kërcejnë e s’dinin, ngrihej e kërcente Shefqeti në vendin e tyre)
Më pas bëheshin aktivitete folklorike në Librazhd nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Sadi Halili, Shefqet Maliq Hysa, bashkë me partnerin e tij të pandarë Xheladin Xhaferr Hysa, filluan karrierën e tyre artistike, ku do të merrnin pjesë:Në festivalin folklorik të Gjirokastërës në vitin 1973, ku grupi artistik i rrethit të Librazhdit mori çmimin e dytë, ndërsa çifti Shefqet dhe Xheladin Hysa, “Për interpretimin me elegancë të pashoqe artistike të valles dyshe”, morën çmimin e parë. Asnjëherë nuk kanë marrë çmin të dytë, në çdo festival që kanë marrë pjesë në Gjirokastër (1973, 1978, 1983) janë vlerësuar me çmimin e parë.
 Aktivitetet artistike që zhvilloheshin në Librazhd nuk mund të kuptoheshin pa “Dy kapronjtë” e Kokrevës e për këtë kontribut të vazhdueshëm, janë vlerësuar nga Bashkia e Librazhdit me certifikatë mirënjohje, me motivacionin: “Ikona e valles dyshe”, “Për kontributin në ruajtjen, kultivimin dhe përcjelljen e traditës së valles popullore ndër breza”, ndërsa institucionet e pushtetit qëndror e kanë lënë në hije”! Disa herë e kanë kërkuar për të dhënë koncerte në përbërje të grupit artistik të Rrethit Librazhdit, por për arësye të moshës, nuk ka pranuar. Hera e fundit që u ngjit në skenë, ishte para 5 vitesh, në qëndër të Librazhdit. Edhe pse në atë kohë ishte 90 vjeç, Shefqet Hysa (e para herë që kërceu pa Xheladinin, se kishte ndërruar jetë, rrëmbëu vëmendjen dhe duartrokitjet e qytetarëve duke kërcyer valle dyshe.
Sot është 95 vjeç dhe për shkak të moshës, është detyruar të heqë dorë nga kërcimi.