Nga: Ervin Vlora. –
Muzeu Arkeologjik Vlorë i cili mbante emrin e Mbretit “Zogu I” i krijuar në 8 Tetor
1936 është i pari muze i këtij tipi në vendin tonë i vendosur në mjediset ku Ismail Bej Vlora mblodhi qeverinë pas shpalljes se Pavarsise.
Objektet arkeologjike ishin gjendur kryesisht gjatë gërmimeve në Apoloni të bëra nga Leon Rey,arkeologu francez që erdhi me mision gërmimi në Shqipëri sipas një bashkëpunimi Shqipëri –Francë në vitin 1923 (Qeveria franceze në 1923 lidhi marrëveshje me Shqipërinë mbi rrënimet rrënojat arkeologjike në Shqipëri që u aprovua nga parlamenti shqiptar në 29.9.1923 ) dhe objekte të gjendura në rrethinat e Vlorës.

Kështu në katin e parë u vendosën të gjitha statujat dhe kolonat e gjetura në Apoloni. Ndërsa në katin e dytë qëndronin në stenda prej xhami enët e qeramikës, monedhat, terrakotat dhe figurinat e ndryshme
Ky muze u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për fat të keq u dhunua e u vodh.Objektet e mbetura u shpërndanë në muzeumet e Shqipërisë.