Muzeu i Pejes eshte i ndare ne dy seksione: Sektorin e arkeologjisë dhe sektorin e etnologjisë.

Muzeu i Pejës paraqet një thesar të pasur me gjurmë lashtësie  jo vetëm nga rajoni i Pejës por edhe më gjerë dhe ai tërheqë shumë vizitorë, sidomos turistë nga vende të huaja, të cilët atraksion e konsiderojnë edhe vetë selinë e tij, një ekzemplar i shtëpisë së vjetër qytetare të tipit asimetrik.

Drejtoresha Berisha tregon se pret vizitorë nga vende të ndryshme dhe kontrollon e koordinon punët e dy sektorëve kryesorë në Muzeun eshte i ndare ne dy seksione: Sektorin e arkeologjisë dhe sektorin e etnologjisë.

Dyert e muzeut, ku ruhen dhe ekspozohen mbi 120 eksponate të cilat e tregojnë kulturën edhe traditat e këtij vendi, janë të hapura për vizitorë që nga e hëna deri te premten nga ora 8:00 deri në orën 16:00, ndërkaq pagesa është 1 euro për  të rriturit e 0.50 euro për fëmijët.

Arkeologu Sefer Lajqi në këtë muze erdhi në fillim të vitit 2014 dhe puna e parë e tij ishte hapja e një ekspozite më 18.05.2014 me mbi 100 artefakte arkeologjike të zbuluara në lokacione të qytetit të Pejës, Istogut e Deçanit.

Muzeu i Pejes1

Sektori i etnologjisë në Muzeun e Pejës u formua nga etnologu i njohur Bashkim Lajqi, ndërsa aktualisht ky sektor është nën udhëheqjen e etnologes Arjana Nishiqi.

Ky sektor gjendet në katin e dytë të objektit dhe përbëhet nga 5 dhoma në  të cilat gjenden mbi 120 eksponate të ndryshme që pasqyrojnë kulturën dhe traditën e Rrafshit të Dukagjinit.

Stolitë e ekspozuara janë të punuara kryesisht prej argjendi në forma, madhësi dhe teknika të ndryshme zbukurimi. Numrin më të madh të tyre e përbëjnë stolitë e femrave, si: unaza, vathë, qafore, byzylykë, gjerdanë etj.

Veshjet e prezantuara në ekspozitë shquhen për shprehje artistike veçmas për pasuri ornamentale e kromatike, si dhe me funksionin e tyre praktik e shoqëror. Në pikëpamje tipologjike këto veshje paraqesin tipin e veshjes me tirq, me këmishë të gjatë, me fustanellë dhe me dimi”, shpjegon për KosovaLive etnologia Arjana Nishiqi.

Muzeu i Pejes2

Eksponatet etnologjike që i ka Muzeu i Pejës janë të grumbulluara nga hulumtimet në terren, por ka edhe raste kur njerëz të vullnetit të mirë i sjellin ato në muze duke kontribuar kështu në thesarin etnologjik të muzeut.

Ndër eksponatet tjera në këtë muze që vlen të përmenden janë edhe armët. Ato u takojnë shekujve 18, 19 e 20 dhe janë të punuara e të zbukuruara me një mjeshtri të rrallë nga mjeshtërit tanë popullorë. Prej armëve të ftohta, paraqiten jatagani dhe thika, ndërkaq prej atyre të zjarrit, pushka e gjatë me emrin “karajfile”, pastaj vezme, palcore, thupra baroti, etj.