Moti i keq: – Dëmtohet rëndë linja e energjisë Fushë Arrës-Pukë

10 JANAR 2021

Reshjet e shumta të dëborës që kanë përfshirë qytetin e Pukës kanë shkaktuar problemet e para në zonë.
Një prej linjave që furnizon me energjie 35000 KW Fushë Arrëzin ka pësuar dëmtime të mëdha, duke lënë zonën pa energji elektrike prej 5 orësh.

Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë.

Gazeta Sot