“Mos të habitemi nga një puç brenda partisë”, Burimi: Pakënaqësitë brenda PS-së rriten për dosjen Balluku

Genc Burimi
12 Shkurt 2026
Gazetari Genc Burimi, në një emision televiziv komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi kreun e opozitës Sali Berisha me ish-diktatorin e Zimbabvesë Robert Mugabe.
Burimi argumentoi se ky krahasim mund t’i përshtatet më shumë vetë Ramës.
Sipas tij, etiketimi i Berishës si “Mugabe 80-vjeçar” synon delegjitimimin e opozitës, sidomos në klimën e tensionuar para protestave, ku zyrtarë të mazhorancës përdorën terma si “agjentë të huaj” dhe “terroristë”.
Burimi thekson se paralelja me Mugaben lidhet me jetëgjatësinë në pushtet. Ai argumenton se Rama, me 13 vite si kryeministër dhe mandate të mëparshme si kryebashkiak e ministër, ka një nga qëndrimet më të gjata në poste kyçe pas viteve ’90.
Ai përmend edhe pakënaqësi të brendshme në PS pas çështjeve si ajo e Belinda Ballukut, duke sugjeruar se krahasimi me Mugaben mund të kthehet në “bumerang” politik për Ramën.
Genc Burimi:
– Shiko, unë i gjeta një krahasim çdo ditë. Që ka qenë dje më duket, me Mugaben. Dhe sot e kam krahasuar me kujdestarin tek filmi…lulëkuqe mbi mur. Me atë skenën që dha sot me drejtësinë. Por për Mugaben, shiko, dje Rama e pa që ministrat e tij të brendshme dhe Taulant Balla shkuan shumë larg në ato deklaratat e tyre. Kishin si të ngjashme me reagimet e Putinit apo të Vuçiçit kur ka manifestime, edhe flisnin për terroristë, flisnin për agjentë të huaj, flisnin për njerëz që pikërisht krijonin destabilizim.
Pra gjen komplet ato ingredientët, elementët e diktaturave kur duan dhe njëherë të çlehjitimojnë, një protestë. Rama nuk ka hyre në atë kurs. Dhe dje bëri një deklaratë të shkurtër ku pak a shumë imitonte Yuri Kim, dhe i thoshte PD-së, po ju ç’keni që ndiqni këtë nga mbrapa, këtë 80-vjeçar të lajthitur, që është bërë si Mugabeja. Ishte pak a shumë ky konteksti dhe aty kjo më më grishi, meqë e njoh mirë Afrikën edhe nga puna në Francë me mediat. E thashë, ky guxon thashë dhe merr krahasimin me Mugabenë, që pikërisht është ky Mugabeja.
Mugabeja për çfarë mbahet në botë? Mbahet për një jetëgjatësi të jashtëzakonshme në pushtet, e para. Dhe e dyta që shkoi kaq shumë gjatë në pushtet saqë edhe vetë partia e tij ja shpifi, saqë e rrëzuan nga partia e tij, i bënë një puç brenda partisë.
Po po të marrësh sot Ramën, pas Enver Hoxhës, kush është personazhi që është më i gjatë në politikë? Nuk është Berisha. Gjithsesi e marrim për jetëgjatësi të vazhdueshme dhe të pandërprerë në pushtet, është Edi Rama. Se ka 13 vjet si kryeministër, po thonë kësaj vite si kryetar bashkie dhe vite si ministër kulture. Pra, ai në një çerek shekulli, kur Rama ka qenë drejtpërdrejtë në prekjen e taksave të shqiptarëve me duar në buxhet. E ti thuash liderit të opozitës që je Mugabe. Është ky Mugabe. Plus kësaj, shtoji faktin që Rama vetë thotë që neve synojmë me Partinë Socialiste të kapim dhe shumë mandate të tjera, deri në gjysëm shekulli.
Domethënë që nuk ka, krahasimi ja kthen vetes mbrapsht, si të thuash. Është një lloj asaj pasqyre që sheh veten dhe këtë ja përçon tjetrit. Plus pastaj fakti që sot dëgjohet dhe brenda PS-së, që po na erdhi në majë të hundës me dosjen Balluku. Po. Ka një lloj një ndërthyerje në ngritje, po të flasim ndaj Ramës, që mos të habitemi po ashtu që të mos ketë dhe ai brenda partisë së tij një lloj puçi.
