Mos harroni çadrën me vete. – Parashikimi i motit për ditën e sotme, këto janë zonat që do goditen më shumë nga stuhia e reshjeve

18 PRILL 2022

Sipas MeteoAlb, vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës. Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pareshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Vendi do të përfshihet nga reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Escobar dhe zyrtari i Thesarit Amerikan: Nuk ndëshkojmë vetëm ata që kanë ikur nga pushteti, por edhe ata që kërcënojnë me destabilizimin e rajonit dhe janë të korruptuar

Spartak Braho: Sali Berisha krimineli më i madh që ka pasur Shqipëria në këto 30 vite, gati të hap “çantën e zezë” për ta fundosur atë, duhet të arrestohet

Ja rruga që do ndiqet për t’i izoluar personat “non grata”, nga sekuestrimi i pronave dhe pasurive, te bllokimi i aksesit në institucionet financiare

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, KU herë pas here në brigjet e detit të ZI do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Gazeta Sot