Monika Kryemadhi akuzon Lulzim Bashën: I vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë xhiro me kompanitë e kunatit! Mori 540 mln USD offshore nga rusët, s’e heton njeri!

8 Nentor 2025
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë akuza të forta ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se ka 23 milionë dollarë fitim me kompanitë e kunatit, por nuk ka patur asnjë hetim pasuror për këto të ardhura.
“Basha është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. S’kemi hetim pasuror”, tha ajo.
Po ashtu, Kryemadhi deklaroi se Basha është i vetmi kryetar partie që ka 540 milionë dollarë të ardhura nga kompanitë offshoret ruse.
“Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mln dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim për lobim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI“, deklaroi Kryemadhi në News 24.
