Ministria e Jashtme franceze: – Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit.

19 tetor 2019

 “Franca nuk është delja e zezë, nuk jemi kundër hapjes së negociatave, por duhet të shohim të përmbushura kushtet”, kështu deklaroi Frederic Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, ndërsa sqaroi arsyet e refuzimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut.

Sipas Mondoloni, dy vendet nuk kanë plotësuar kushte e kërkuara nga BE, ndërsa thotë se për Shqipërinë, një kusht i papërmbushur është reforma në drejtësi.

Disa vende, si Franca, nuk janë kundër hapjes, por duan që disa kushte të përmbushen paraprakisht. Procedura është në vazhdim e sipër, kështu që unë nuk mund të parashikoja vendimin e kreut të shteteve dhe qeverive.

 Franca nuk është kundër, por për hapjen e negociatave, ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special, dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi, këto janë çështje të rëndësishme.

Ne nuk jemi kundër hapjes, por duam të shohim të plotësuara kushtet që përmenda. Ne nuk jemi vetëm kundër 27 shteteve anëtare. Nuk ka unanimitet që kërkohet për të marrë vendimin. Ne nuk jemi delet e zeza të grupit, ne po mbrojmë për një rrugë të reformuar dhe kam besim se do të arrijmë të gjejmë një marrëveshje.

Ata duhet të jenë seriozë rreth reformës. Marrëveshja e Prespës është një hap domethënës përpara, ne e bëmë të qartë, po inkurajojmë palët, por nuk është kushti i vetëm i përcaktuar në qershor 2018 që procesi i pranimit të hapet. Ne diskutuam këtë çështje vitin e kaluar, dhe do ta bëjmë përsëri këtë vit.

Ky nuk është fundi i historisë, ai nuk është fundi i procesit – Ballkani Perëndimor ka perspektivën e BE-së dhe ne po punojmë në mënyrë aktive në atë drejtim. Ne duhet të jemi të besueshëm dhe të përgjegjshëm, dhe kjo është arsyeja pse ne mendojmë se kushtet nuk janë plotësuar të gjitha. Diskutimi po vazhdon dhe ne do të shohim se çfarë do të vendoset nga kreu i shteteve dhe qeverive”, u shpreh ai.

Më tej ai ka sqaruar edhe se çfarë nënkupton presidenti Emanuel Macron me reformimin e procesit të zgjerimit, ndërsa thekson se, sipas tij, vendet që janë në këtë proces duhet të zgjidhin problemet me funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias.

Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshëm dhe mbase gradual, i cili do t’i japë disa përfitime para anëtarësimit të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin e brendshëm të BE-së”,- deklaroi Mondoloni.