Aksidenti, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Milot- Kurbin. Dy makina janë përplasur më njëra tjetrën.

Makinat janë përplasur pasi kanë rrëshqitursi pasojë e dëborës në rrugë. Ndërsa, nga bagazhi i njërës prej dy makinave të aksidentuara kanë rrëshqitur disa pako të veshura me natriban.

Pasi makina ka qënë e ngarkuar me drogë.

Pas përplasjes, droga është përhapur në rrugë. Por, shoferi i saj dhe pasagjerët janë zhdukur. Duke mos i dhënë rëndësi aksidentit.

Menjëherë, pas mbrritjes në vendngjarje, Policia ka konstatuar se njëra nga makinat ka qënë e mbushur me drogë. Ndërsa në rrugë ishte derdhur kanabis. Ai ka qënë i ndarë në disa pako, dhe  i futur në thasë. Kjo, tregoi dhe, arsyen pse pronarët e saj dhe transportuesit e drogës, kanë abandonuar mjetin. Dhe janë larguar me shpejtësi.

Policia ka nisur hetimet, për të gjetur shoferin, dhe poseiduesit e mallit. Gjithsesi, nuk dihet ende sa është sasia.!

 Nga: lajm-shqip