Mijëra fierakë sfidojnë shiun e pushtojnë sheshin me Monika Kryemadhin dhe LSI

17/04/2021

Pas një mitingu entuziast në Vlorë e ku 3 deputetë janë të sigurtë, por luftohet për mandatin e katërt në këtë qark, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mitingun e saj përmbyllës në qarkun e Fierit.

Megjithëse një kohë me shi, mijëra qytetarë të qarkut të Fierit kanë sfiduar kohën duke krijuar një atmosferë festive për LSI.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Kryeministri në ikje, i cili ka mbushur fasadat e të gjithë Shqipërisë me fytyrën e tij të mbuluar, sepse nuk ka guximin të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, sepse është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve.

LSI do jetë parti që do ti jap mundesinë opozitës të krijojë qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Koha e Jone