23 Gusht 2026

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja është shënuar në Lagjen 17, pranë repartit zjarrfikës të qytetit. Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, një automjet zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll brenda pak minutash, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e zjarrit, banorët e Lagjes 17 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet përkatëse pritet të ndërhyjnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji.