“Merkaba II”, ekspozita e hapur e artistit Pëllumb Rira. Album – Foto.

30 TETOR 2019

Pëllumb Rira është skulptor, piktor, qeramist, i cili së fundmi ka hapur ekspozitën Merkaba II, në zhanrin qeramikë (qeramika monumentale e interierit dhe eksterierit).

Prezantimi i qeramikës nuk është i rastit, ajo vjen si traditë shekullore dhe ka shoqëruar njerëzimin në të gjitha fazat e kulturës së tij historike, aq sa duket se ajo ishte mjeti parësor, që i përgjigjej kërkesave të tij. Temperimi nëpërmjet zjarrit e shndërroi funksionin e saj sa fizik aq edhe shpirtëror, duke marrë karakteristika të qenësishme.

Ekspozita e hapur u mirëprit nga artdashësit dhe nga artistët me në zë të arteve figurative. ?Merkaba?-ja ose drita shpirtërore, që ka prekur përvojat e qytetërimeve dhe që jo pa qëllim prek autorin, si drita e frymëzimit.

Ndërkohë krijimtaria e Pëllumb Rirës është moderne në rrymat e artit bashkëkohor.

Pellumb Rira

Pellumb-Rira

Pellumb-Rira

GAZETA SHQIP