“Tek COVID2 s’ka oksigjen”/ Gruaja në alarm tregon ç’po ndodh në spital: Kam burrin në gjendje të rëndë, e mbajta 10 ditë me temperaturë në shtëpi, ISHP-ja nuk erdhi për tamponin

Nga: SOT.COM.AL

7 GUSHT 2020

Një dëshmi e rëndë vjen nga një grua që ka shtruar bashkëshortin e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo deklaron se burri ndodhet në gjendje të rëndë, por në spital mungon oksigjeni për të infektuarit me COVID-19.

“Prej 10 ditësh e kam mbajtur burrin në shtëpi me temperaturë. ISHP-ja nuk vinte, tampnin e ka bërë në një spital privat. Tani është i shtruar tek “Shefqet Ndroqi”, ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk ka oksigjen në spital. Mjekja më tha që i kemi dhënë vetëm pak. Po më vdes burri”, u shpreh gruaja.