Mehmeti: – Pagat e mësuesve më të ulëta se të sanitareve

10 Dhjetor 2025
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ka ngritur shqetësimin për mosbalancimin e pagave në institucionet arsimore gjatë intervistës së tij në emisionin “Epiqendër” të moderatores së Ora News, Sonila Musai.
Ai theksoi se situata aktuale krijon një situatë paradoksale dhe demotivon mësuesit e rinj: “Nëse paguan 52 mijë lekë një sanitare, me gjithë respektin që kam, që nuk ka asnjë përgjegjësi dhe asnjë shkollim, dhe paguan 48 mijë lekë një mësues, diçka nuk shkon,” tha Mehmeti.
Një sistem elitar nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë, nënvizoi eksperti, duke kërkuar rishikim të politikave të pagave në arsim.
