Kryeministri, Edi Rama

13 Nentor 2022

Gazeta britanike The Times i ka dedikuar një profil kryeministrit Edi Rama, i cili është në qendër të vëmendjes pas replikave në distancë me politikanët britanikë për çështjen e fluksit të lartë të emigrantëve shqiptarë.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk është si liderët e vendeve të tjera.

Por ai është ende një politikan. I përballur me deklaratat e fundit të diskutueshme të Sekretares së Brendshme se azilkërkuesit shqiptarë janë pjesë e një “pushtimi” të Britanisë dhe se disa prej tyre janë në të vërtetë kriminelë, ai reagoi me shkathtësi dhe fajësoi politikat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan ndër të tjera gazeta britanike.