3 Nentor 2022

Anëtari i Kryesisë së PD Aldo Bumçi thotë se shqiptarët kanë përballë një sulltan.

Gjatë një interviste në Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj, Bumçi u shpreh se si Rama dhe Veliaj kanë arritur në atë pikë sat ë mbyllin dhe median e lirë.

Sipas tij e keqja mbart emrin Edi Rama dhe duhet shpëtuar nga kjo e keqe.

Aldo Bumçi: Përballë kemi një sulltan. Ky është një sulltan që ka kapur gjithçka. Ka më shumë pushtet sot se ç’kishte Ramiz Alia më 1991 dhe shembulli i fundit me vendimin për RTV Ora nuk është shembulli i parë. Shembulli i parë ishte mbyllja e “Agon Chanel” që i kushtoi shqiptarëve që i kushtoi shqiptarëve rreth 120 milion euro, sepse në atë mbyllje kishte qëndrime publike të Ramës dhe Veliajt, presion ndaj atij televizioni. Kryetari i bashkisë nuk duron dot që të ketë kronika për qytetrin. Këtu ka arritur Shqipëria, sulltanati i Edi Ramës ka arritur në këtë pikë.

“Kur bie sistemi gjyqsor ku do i marrësh të drejtat, shteti shkel ligjin, ku do ti marrësh këto të drejta? Kjo është thjesht një thirrje për një vetëndërgjegjësim, vetëdije të shqiptarëve që duhet të shpëtojmë nga kjo e keqe. Ky vend ka nevojë për shërim. Jemi të sëmurë. Nuk është një infeksion i lehtë ka kapur organet vitale dhe po shkojmë drejt vdekjes klinike. Me 700 mijë shqiptarë të larguar, nuk po ngelet njeri për të punuar. Duhet të shpëtojmë nga kjo e keqe që ka emrin Edi Rama. Ky është një shtet i kapur sulltanak. Duhet të reagojmë.”