Mbretëresha e Britanisë nuk i trembet COVID, ndonëse 94-vjeç, shfaqet në publik pa maskë

16 TETOR 2020

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, doli në publik për herë të parë dje, që nga bllokimi i koronavirusit në mars, por ajo që ra në sy të të gjithëve ishte fakti se ajo doli pa maskë.

Monarkaja 94-vjeçare u bashkua me nipin e saj Princ William për një vizitë në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes në Porton Doën, Anglia jugperëndimore.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve me koronavirus në vend dhe moshës, Mbretëresha duket sikur nuk shqetësohet shumë.

Askush nuk kishte fytyrë të mbuluar, megjithëse u përmbaheshin udhëzimeve të distancimit shoqëror.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rekomandon vendosjen e maskës në ambientet e brendshme ku “distancimi shoqëror mund të jetë i vështirë dhe ku do të bini në kontakt me njerëz që normalisht nuk i takoni”.

Gazeta Shqip