
Mbishkrim: – Mbreti GLAUK

14 Gusht 2025
Nga Erget G Cenolli
Në një fragment poçerie që ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Korçës, shënohet emri GLAUK (GIAYK). Ky emër ka qenë shumë i përhapur në Iliri sidomos në Ilirinë e Jugut. Emri na kujton mbrojtësin dhe shpëtimtaritn e Pirros së Epirit, në kohën kur ai ishte dy vjeç dhe kërkohej prej Maqedonasve. Mbreti Glauk, jo vetëm nuk e dorëzoi, por edhe e mbrojti deri në moshë madhore. Fillimisht Glauku ka qenë mbret i Taulantëve , më pas duke korrur fitore të njëpasnjëshme, sidomos mbi maqedonët, ai u ngjit në fronin e Mbretit të Shtetit Ilir. Sundoi për një kohë të gjatë, prej vitit 325 deri 302 para Krishtit.
EMRI
Emri GLAUK është një emër që përbëhet nga dy pjesë GLA=gjë dhe UK=ujk. Mendimi ynë është se ka pasur kuptimin “këlysh ujku”, “biri i ujkut”. Në krye të fjalës kemi grupin GL, që në ditët e sotme është kthyer në GJ. GL përdoret ende tek shqiptarët e Ukrahinës, të cilët e kanë origjinën nga zona Vithkuq-Voskopojë. Ata janë larguar jo më shpejt se 300 vite më parë. Në ditët e sotme e folura e tyre ka mbetur e ruajtur në të folmen e fillimit. Kështu shqiptarët e Ukrahinës thonë “Gla” për “gja” (gjë) ose “Glatë” për “gjatë”.
Pjesa e dytë e fjalës UK përdoret sot në dialektin Gegë, për ujkun (ka edhe mjaft njerëz që mbajnë këtë emër, p.sh. Uk Zeneli etj.). Në arbëreshët e Italisë përdoret ULK edhe në disa zona të Korçës (p.sh. në Ziçisht), sot e kësaj dite të moshuarit thonë ULK (jo ujk). Pra, përfundojmë duke thënë se fjala GLAUK ka kuptimin “Gjë e Ujkut”, ai që vjen (rrjedh) nga Ujku ( Këlysh Ujku).
TOTEMI
Në librin “Mitologjia ndër shqiptarë” të prof. Mark Tirtës, faqe 66-67, shpjegohet se ujku është një prej totemëve kryesorë ndër shqiptarë. Prej tij kanë marrë emrin disa toponime ndër më kryesoret është Ulqini (ULKinion).
SHKRIMI
Ndonëse në studim e sipër, duke hulumtuar kohën në të cilën daton ky fragment, jemi të mendimit se shkrimi mund të jetë vendas.
ERGET CENOLLI #EDREJTAEAUTORIT