Mbetjet e rrezikshme/ Nga administratori i Kurum tek zyrtarë të Doganës dhe Agjencisë së Mjedisit, kush janë 33 personat nën masa sigurie

3 Shkurt 2026
Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar 33 masa sigurie të vendosura nga gjykata në lidhje me mbetjet industriale të kompanisë KURUM.
Nga 33 masat e lëshuara, 26 janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie. Në emrat me masa sigurie janë Erdal Demir, administratori i kompanisë turke Kurum, si dhe Arta Dollani, ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM.
Masat e sigurisë dhe postet që mbanin:
1 – Erdal Demir – Administratori i “Kurum International”, në arrest me burg
2 – Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum”, në arrest me burg
3 – Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj”, në arrest me burg
4 – Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals, në arrest me burg
5 – Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj”, në arrest me burg
6 – Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum”, në arrest me burg
7 – Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum”, në arrest me burg
8 – Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”, në arrest me burg
9 – Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum”, në arrest me burg
10 – Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum”, në arrest me burg
11 – Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj”, në arrest shtëpiak
12 – Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”, në arrest me burg
13 – Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource”, në arrest me burg
14 – Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N”, në arrest me burg
15 – Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N”, në arrest me burg
16 – Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve, në arrest me burg
17 – Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës, në arrest me burg
18 – Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës, në arrest me burg
19 – Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës, në arrest me burg
20 – Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës, në arrest me burg
21 – Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës, në arrest me burg
22 – Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO, në arrest me burg
23 – Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO, në arrest me burg
24 – Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO, në arrest me burg
25 – Arta Dollani – Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM, në arrest shtëpiak
26 – Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM, në arrest shtëpiak
27 – Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit AKM, në arrest me burg
28 – Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore AKM, në arrest shtëpiak
29 – Bujana Tonçiça – Sektori i lejeve mjedisore AKM, në arrest shtëpiak
30 – Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore AKM, në arrest shtëpiak
31- Kejdi Ahmetaj – Drejtoria e Inspektimit AKM, në arrest me burg
32 – Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak
33 – Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg
Njoftimi i Prokurorisë:
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Erdal Demir, -Administratori i shoqërisë Kurum- i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 201/b-25, 201/a-25, 186 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Yusuf Sezai Kurum, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 201/a-25 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Gjovana Sokolaj, administratore e subjektit Sokolaj sh.p.k., e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 171-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Doni Sokolaj, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25, 186-2 dhe 287/2 i Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Olizana Pemati, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 171-25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Mujo Ilazaj, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b-25 i Kodit Penal.
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Rami Bunga, i dyshuar për vepër penale …
Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, ndaj personit nën hetim Harun Sarica, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25 i Kodit Penal.
… ndaj Arif Shkalla, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 171-25, 201/b-25, 186-25 dhe 287 të Kodit Penal.
… ndaj Shaban Hyseni, i dyshuar për “Kontrabanda me mallra të ndaluara apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nenet 171-25 dhe 186/2 të Kodit Penal.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Mirjeta Zota, e dyshuar për “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”, nenet 186-25 dhe 287/2.
… ndaj Mikail Hila, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175 i Kodit Penal.
… ndaj Mbarime Koroci, për “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, nenet 201/a-2 dhe 287.
… ndaj Nazif Bajrami, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
… ndaj Andon Prifti, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
… ndaj Petrit Qosja, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
… ndaj Julian Kapedani, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175-25.
… ndaj Indrit Likaj, për vepër penale …
… ndaj Edmond Voda, për “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, neni 175.
… ndaj Helidon Lila, për të njëjtën vepër penale.
… ndaj Shkëlqim Jakupi, për të njëjtën vepër penale.
… ndaj Florian Çimo, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
… ndaj Gazmend Sina, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
… ndaj Ingo Hesse, për “Menaxhimi i mbetjeve”, neni 201/a-25.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Arta Dollani, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Marjeta Përlala, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
“Arrest me burg”, ndaj Dritan Seferaj, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Kledina Skëndo, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Bujana Tonçica, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
“Arrest në shtëpi”, ndaj Evis Mellonashi, për “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248.
Top Channel
