19 Prill 2026

Komisionerja Europiane për Zgjerimin e BE, Marta Kos, ka dhënë një interviste në Atlantic Council,

Pergjigja e saj kur është pyetur edhe për letrën e bërë nga Vuçiç dhe Rama 

Pyetje: 

Më lejoni t’ju pyes si pyetjen e fundit, ndoshta në lidhje me këtë, që është pjesë e diskutimit për reformën. Kohët e fundit patëm një opinion të shkruar nga Presidenti Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Edi Rama i Shqipërisë, ku sugjeronin që vendet e tyre mund të bashkoheshin me Schengen-in dhe tregun e përbashkët, për shembull, me koston e një anëtarësimi të lehtë, pra pa të drejtë vetoje. Si i shihni propozime të tilla dhe marrëveshje të përkohshme të propozuara si pjesë e një dinamike tjetër të anëtarësimit?

Marta Kos: Nuk ka anëtarësim “light”. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat. Ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga zoti Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse BE-ja do të ketë probleme, e dini, për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak. Kjo është zgjedhja e tyre. Unë nuk e mbështes këtë, sepse roli im është t’i ndihmoj ato vende të bëhen anëtare të plota të BE-së.

Rregulli i thjeshtë është ky: nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Kështu është ndërtuar edhe Traktati ynë Evropian.