Makina që notojnë dhe njerëz të bllokuar, pamjet dramatike nga përmbytjet në Kinë.

20 KORRIK 2021

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë edhe kontinentin aziatik, ku vendi më i  prekur është Kina. Rrugët dhe stacionet e metrove janë zhytur në të gjithë provincën Henan duke detyruar qytetin të mbyllet.

Deri më tani, në këtë qytet janë raportuar për 3 viktima. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke vështirësuar apo ndaluar transportin dhe duke rrezikuar jetën e milion njerëzve, shkruan The Guardian.

Më shumë se 10,000 banorë të provincës qendrore janë zhvendosur në strehimore, njoftoi  Agjencia Zyrtare e Lajmeve Xinhua. Reshjet e dendura të shiut filluan në 17 korrik. Të martën, autoritetet e meterologjike lëshuan nivelin më të lartë paralajmërues për provincën, pasi parashikohej përkeqësim i situatës.

Përmbytjet janë një fenomen i zakonshëm në Kinë, por ndikimi i tyre është përkeqësuar gjatë dekadave, pjesërisht për shkak të urbanizimit të shpejtë të vendit dhe ngrohjes globale.

Gazeta Sot