Lulja e terroristit

Do mjaftonte kjo video e shpërndarë nga zyra arsimore vendore Ura Vajgurore e Qarkut Berat për të shkarkuar gjithë zyrën dhe çuar në ndjekje penale drejtuesit.

Një nxënëse gjasme ka përgatitur një material për 5 majin dhe ku shfaqet imazhi i enver hoxhës me nëntekstin se ishte një lule që duhej ujitur vazhdimisht. Nënteksti është i qartë. Elozhet ndaj kohës së diktaturës.
Kjo është derexheja më e pabesueshme e shkollës, promovimi i enverizmit. Kur nxënësit quajnë “lule” një prej terroristëve më të mëdhenj që ka njohur Shqipëria, do të thotë se është rigatuar “njeriut të ri” i kohës së shkuar.

Nga: Kastriot Dervishi