Libri Historik- Mirëdita e tre shekujve në një libër monografik

Nga Ardian Ndreca

Sapo doli prej shtypit ky vëllim me dokumenta historike, fryt i bashkëpunimit mes Qendrës së Studimeve Albanologjike “Shejzat-Pleiades”, Bashkisë Rrëshen dhe Unionit Mirdita.

“Kjo përmbledhje dokumentesh ndriçon faza dhe momente të panjohura të historisë së Mirditës, njohja e të cilave ndihmon në krijimin e vetëdijes dhe të vijimësisë historike të asaj treve.
Historia flet më së pari nëpërmjet dokumenteve arkivore, paraqitja e të cilave është themelore për çdo interpretim të mëtejshëm të saj.
Tek kjo përmbledhje Mirdita e tre shekujve të fundit na paraqitet e gjallë përsa i përket aspekteve të jetës fetare, politike, dokësore, ekonomiko-shoqërore, kulturore, duke e pasuruar kështu ndjeshëm kuadrin e njohjes së saj si për studiuesit e mirëfilltë ashtu edhe për dashamirët e historisë.”

Shqipëroi dhe përgatiti për botim Arben Ndreca, me parathanje të Prof. Gëzim Gurgës.
Në kopertinë: Arka e Shejtit (Orosh), Gegë Marubi 1937, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Libri Historik- Mirëdita e tre shekujve në një libër monografik