Lajm Arkiv – Shengeni Ballkanik në skaner/ Ornela Liperi te ‘5 Pyetjet’: Po i hapim derën Serbisë, fatale për biznesin! Pozitive vetëm për punën

23 Dhjetor 2019

Gazetarja e ekonomisë Ornela Liperi ishte e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv për të analizuar pikat e dobëta dhe të forta të ekonomisë shqiptare në raport me vendet e rajonit me vendosjen në jetë të Shengenit Ballkanik, që pritet që të ndodhë vitin tjetër.

Ne po hapim dyert e shtëpisë, por e kemi bosh, nuk kemi asgjë dhe serbi do të vijë ta mbushë shtëpinë tonë me mallrat e veta dhe do e mbushë me ato që do, e imponon ai. Serbia është shumë më konkurruese se ne, dhe do të kemi një vërshim të mallrave serbe“. Kështu deklaroi gazetarja Ornela Liperi e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv për të analizuar pikat e dobëta dhe të forta të ekonomisë shqiptare në raport me vendet e rajonit me vendosjen në jetë të Shengenit Ballkanik, që pritet që të ndodhë vitin tjetër.

Liperi u shpreh se ekonomia shqiptare nuk është e përgatitur për një hapje të tillë të tregut, e para sepse vendet e tjera me përjashtim të vendit tonë janë shumë protektoniste, e dyta sepse vetëm me Kosovën kemi bilanc pozitiv tregtar dhe kjo e fundit nuk është pjesë e nismës. Nëse do të hapet tregu rajonal, ajo tha se mallrat serbe do të pushtojnë shtëpitë shqiptare, ndërsa ekonomia shqiptare është shumë e dobët dhe jo konkurruese.

Gazeta Shqiptarja.Com