Ish Zv/kryeministri Arben Ahmetaj

8 Shtator 2026

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar Edi Ramën se i jep paratë e buxhetit të shtetit, Ron Yefet pa asnjë tender. Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj u shpreh se ‘Timak Defense’ është një kancer në trupin e shtetit që po e gjunjëzon atë me anë të parave që i jep Rama.

Ahmetaj ka deklaruar trafiku i armëve nga qeveria vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri për tu dërguar më pas në zona konflikti. Për këtë Ahmetaj ka treguar një episod kur është kapur një furgon me raketa lufte në Itali, të cilën e ka kërkuar investigimin e gazetarëve.

“Po. Unë i ftoj gazetarët investigativë, shihni pak atë rastin kur në Itali u kap një furgon me raketa. Mund të zbuloni mbrapa gjëra shumë interesante të trafikut të armëve nga Greqia për në Shqipëri. Tani shikoni Timak Defense, pasqyrën financiare. Kanë marrë nga buxheti i shtetit miliarda lekë paradhënie pa pasur asnjë investim nga vetë kapitali i tyre. Është një kancer në trupin e shtetit.

Unë e shkruajta vetë në ligj për rindërtimin, s’bëra asnjë tender. Dhe tani jam në luftë me një mafia në pushtet dhe në media.  Është vazhdimi i logjikës së trafikut të armëve. Dhe po ta dëgjosh, prapë i referohet tenderave. Ky… Roni, gjithmonë flet për pa tendera, sepse kreu i organizatës ja kalon paratë, do t’i shohim më pas, dhe paradhënie, pa tender. Prandaj e ka bërë këtë strukturë kriminale.

Që praktikisht nesër t’i ketë në dorë këto kompani private dhe nesër një qeveri që do vijë, e dalë nga vullneti i popullit që do dalë shumë e fuqishme, të mos ketë mundësi të qeverisë Shqipërinë se ky do ketë në dorë aortën ekonomike të vendit dhe do t’ia shtrëngojë fytin çdo qeverie që do vijë nesër.

Çdo qeveri që do vijë nesër! Çdo qeveri që do vijë nesër do duhet të merret pikësëpari me arteriet financiare të kreut të organizatës. Se ndryshe kanceri në trupin e Shqipërisë nuk shërohet. Do t’ia bëjë të vështirë jetën shqiptarëve dhe çdo qeverie, nëse do t’i lihen gjaku i buxhetit të shtetit dhe i pasurive të shqiptarëve, ta përdori ky për të bërë të vështirë çdo lloj jete të çdo lloj qeverie, të kujtdo qoftë nesër.

Edhe të brinjës së vet po deshe të kësaj qeverie, prapë do t’ia bëjë të vështirë. Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera, Ukraina siç thonë nuk i bëjnë dot gjërat pa tendera, se jemi në sytë e Natos. Vendi i Natos i bën pa tendera se është vendi ku kreu i organizatës po shet çdo gjë.

Po shet çdo gjë! Ia bëra sfidë miqësore qytetarëve, me gjet në një pikë në hartë që s’e ka dhënë… Kudo. Në hartën e Shqipërisë. Pra vazhdojmë, jemi duke folur për trafik amësh, madje madje, një ngacmim të vogël gazetarëve investigativë jua bëj.

Nga Gazeta Sot