16 Korrik 2026

Sot u mbajt në Kuvend seanca e radhës plenare, por ajo që vihet re është që në oborrin para Parlamentit, janë vendosur forca të shumta policore dhe autobote me ujë.

Edi Rama nuk i afrohet Kuvendit.

Masat janë marrë duke pasur parasysh që në një nga seancat e shkuara para Kuvendit u mbajt një protestë, me qytetarët që kërkonin largimin e qeverisë, dhe ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë.