Kuriozitet: Stuhia “Ciara” shkurton mbi 1 orë udhëtimin Londër-New York

10 shkurt 2020

Stuhia “Ciara” që po përplaset me Europën Veriore dhe Veriperëndimore po shkakton probleme të konsiderueshme në disa vende.

Në Francë deri tani janë 130 mijë familje pa energji elektrike ndërkohë që është mbyllur përkohësisht edhe kulla Eiffel si masë sigurie ndaj ererave shumë të forta. Në Gjermani stuhia ka bërë që të pezullohen levizjet me tren drejt disa shteteve fqinje për një kohë të pacaktuar.

Mirëpo stuhia “Ciara” ka sjell edhe një të dhënë shumë kurioze. Si pasojë e masave të forta ajrore në Atlantik, udhëtimi nga SHBA ne Angli ka shënuar kohë rekord.

Kështu udhëtimi I fundit i Boeing 747 nga British Airways nga Londra në New York është bërë për 4 orë e 56 minuta dhe jo për kohën normale 6 orë e 13 minuta.

l.h/ dita