Ku ka përfunduar Rilindja, i kërkoi ndihmë Fatosit!

06/02/2021

Të gjitha sondazhet reale, e jo nga ato që publikon Edi Rama me mediat e tij, tregojnë për rënie katastrofike të kuotave publike të qeverisë, natyrisht të krejt Rilindjes që drejton vendin. PS-ja është parti serioze, porse prej disa viteve ajo është uzurpuar nga sekti rilindas, sekt tip shushunje, që pi çdo lloji gjaku, edhe gjakun e socialistëve.

Duke ditur se mandat të tretë nuk ka për Rilindjen, Edi Rama dhe miqtë e tij, po tentojnë të manipulojnë opinionin në mënyrë që të pësojnë humbje sa më të vogël me 25 prill. Kalimi në opozitë përballohet, por kalimi nga zyrat qeveritare te qelia e burgut mbetet vdekjeprurës për disa nga Rilindja.

Pikërisht për të mos humbur thellë, Edi Rama dhe krejt qeverisja janë angazhuar që të japin gjithçka vetëm e vetëm që të mos dalin më keq se sa mbeti PD-ja në vitin 2017, kur bëri pazarin me Edi Ramën.

Kaq mbrapa realitetit janë sa kanë menduar se risjellja në skenë e Fatos Nanos, mund t’ju shtonte vota apo kuronte imazhin blozë të qeverisjes. Nanon, këta që janë sot në pushtet, e rrëzuan duke bashkëpunuar fshehur në vitin 2005 me PD. Pikërisht këtë Fatos që nxorën te Opinion këta e kanë portretizuar si fundërrinë politike.

Disa analistë apo deputetë të PS, para se Nano të dilte te Fevziu, nisnin sms duke thënë se “Tani po del dhe Fatosi dhe e kuron Ramën. Ai shton vota PS-së”.

Por fill pas emisionit kur Nano mezi fliste, duke marrë frymë me zor e në jargavosje,  si dhe duke u servilosur deri në ndyrësi, këta që nisen para emisionit sms, u dëshpëruan.

Na dhjeu fare ky Tosi!- ishte sentenca e tyre nga selia e PS dhe bujtinat qeveritare.

Dhe ashtu ndodhi, Fatos Nano ia uli pikët Rilindjes që e kishte nxjerrë si “udhëheqës historik”. Zakonisht ai, Fatosi, e ruan dinakerinë dhe sensin e masës, edhe kur ia kanë mikluar fytin me lëng eurodashës; por këtë herë ishte në mjerim total për tu parë.

Fizikisht dhe mënderisht.

Rilindja pasi po takon bandat, oligarkët, mediat e korruptuara; pasi shiti gjithçka me PPP, koncensione, tenderime, shkoi dhe te Tosi.

Akuzat janë të shumta nga publiku se e kishin blerë. Me leje ndërtimi apo me gjëra të tjera që hedh Rilindja, kjo mbetet të shikohet, porse Tosi i turpëroi ata që e shpunë me nxitim në TV.

Nuk e nxjerrin më në TV!

Mirë e tha Andi Bejtja: Aman Fatos dil dhe me datë 24 prill në TV!

Gazeta Koha e Jone